﷯

Alehandro Distribution sjell në Shqipëri verat 10 dhe 20 vjeçare Ramos Pinto

Ramos Pinto RP10

Ramos Pinto RP10 është një verë 10 vjeçare, e cila me shijen e saj të pasur të dërgon në vendin e origjinës Quinta de Ervamoira, në Portugali.

Ngjyra e verës është e kuqe në portokalli, me refleks të gjelbër. Shija e larmishme përbëhet nga disa lloje frutash si portokalli, kajsia dhe kumbulla, si dhe aroma e drurit që krijohet nga vanilja dhe fuçitë e vjetra të fermentimit. Kjo verë karakterizohet nga një strukturë e mirë dhe ekuilibër i përsosur midis frutave dhe alkoolit. Gjatë shijimit, kontakti mbi qiellzën është i butë dhe i plotë. Pas shijes fillestare vajore, shpërthen një aromë fruti i freskët dhe i butë, e cila mbaron me një shije paska acide dhe druri.

Kjo verë kombinohet më së miri me lloje të ndryshme djathërash dhe ëmbëlsira me çokollatë duke qënë se përmban 20% alkol. Këshillohet të shërbehet në temperaturat 17˚-18˚C. Ruajeni shishen të shtrirë në anë, në një vend të ftohtë, të thatë dhe të errët.

 

Ramos Pinto RP20

Ramos Pinto RP20 është krijuar nga zgjedhja e disa parcelave të një prej vreshtave më të vjetra në rajonin e Douros, Quinta do Bom Retiro. Kjo verë 20 vjeçare përbëhet nga parcela të ndryshme, duke krijuar një harmoni të përsosur afatgjatë.

Ngjyra e zbehtë në të verdhë e RP20 tregon një fazë të avancuar të pjekurisë. Kjo është ngjyra tipike e një vere 20 vjeçare të fermentuar në fuçi druri. Ajo ka një ngjyrë të kuqe të ngrohtë me një ton të lehtë portokalli në pjesën e poshtme të gotës. Përbërja e alkolit të kësaj vere është 20,5%.

Vera ka një përzierje të aromës së frutave (rrush, kajsi, bajame, lajthi, kakao), aromave të drurit (vanilje, fenoli, fuçitë e fermentimit), aromave të pjekura (kanellë, karamel, kafe) dhe aromave eterale (stearinë dhe jod).

Ramos Pinto RP20 është i përkryer si një aperitiv ose për tu konsumuar pas një vakti në mbrëmje. Mund të shoqërohet me çokollatë, djathë, ëmbëlsira me bazë kremi ose ëmbëlsira që nuk janë shumë të ëmbla. Kombinohet më së miri me fruta të thata, arra apo ëmbëlsira me arra.

Shërbehet në temperaturat 14˚-18˚C. Ruajeni shishen të vendosur drejt, në një vend të ftohtë, të thatë dhe të errët.

 

<

 Copyright © 2022 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al